HomeSport

VIDEO/ Kronikë e miqësoreve! “Tango” dhe “Samba” në Spanjë-Brazil një miqësore ku fitoi futbolli

VIDEO/ Kronikë e miqësoreve! “Tango” dhe “Samba” në Spanjë-Brazil një miqësore ku fitoi futbolli

Përfundojnë supermiqësoret e mbrëmjes së sotme. Gjermani mposhti Hollandën në Frankfurt duke konfirmuar formën e shkëlqyeshme, ndërsa Franca, edhe pse rrezikoi jo pak, bëri detyrën ndaj Kilit duke fituar 3-2.

Anglia iu fal një goli të minutës së fundit të Bellingham që i jep barazimin ndaj Belgjikës. Tre Luanët nuk njohin fitore në këto dy miqësore teksa u mposhtën edhe nga Brazili po në Ëembley. Zhgënjim për Portugalinë e cila u mposht 2-0 nga Sllovenia.

Zvicra dhe Kroacia fituan përballë Irlandës dhe Egjiptit. Xherdan Shaqiri ishte golashënuesi i vetëm për helvetët.

Superndeshja e ditës, Spanjë – Brazil u mbyll me një barazim spektakolare mes 6 golave. Një ndeshje spektakolare që nuk pati fitues, por triumfuesi i vërtetë ishte futbolli.

Golat:
*Kliko emrin e lojtarit për të parë golin

Spanjë 3-3 Brazil
(12′ Rodri, 36′ Olmo, 87′ Rodri / 40′ Rodrygo, 50′ Endrick, 97′ Paqueta)

Gjermani 2-1 Hollandë
(10′ Mittlestad, 85′ Fullkrug / 4′ Veerman)

Angli 2-2 Belgjikë
(17′ Toney, 95′ Bellingham / 11′ Tielemans, 35′ Tielemans)

Francë 3-2 Kili
(Fofana 18′, Kolo Muani 26′, Giroud 73′ / 6′ Nunez, 82′ Osorio)

Egjipt 2-4 Kroaci
(6′ Rabia, 90′ Abdelmonem / 21′ Vlasic, 57′ Petkovic, 77′ Kramaric, 87′ Majer)

Slloveni 2-0 Portugali
(72′ Cerin, 80′ Elsnik)

Irlandë 0-1 Zvicër
(23′ Shaqiri)