HomeAktualitetHumor

VIDEO/ Kur e merr “revolucionin” më seriozisht seç duhet

VIDEO/ Kur e merr “revolucionin” më seriozisht seç duhet

Sali Berisha ka thirrur sërish mbështetësit në një tjetër protestë të cilën e quan “kryengritje paqësore”, një formulim që tashmë tingëllon më shumë si slogan i ricikluar sesa si thirrje mobilizuese.

Por, ndërsa pjesëmarrësit rrallohen nga protesta në protestë dikush duket se e ka marrë seriozisht thirrjen e tij. Në një video nga momentet e para të grumbullimit, shihet teksa kalon pas gazetares një burrë me këmishë të shqyer, i çorientuar, i shkëputur nga çdo logjikë e organizuar e protestës. Ai nuk duket as pjesë e koreografisë, as i përfshirë në mesazhin politik.

Dhe megjithatë, pikërisht ai jep përshtypjen se e është i vetmi që e ka marrë seriozisht idenë e “kryengritjes”.