HomeDosja X

VIDEO/ Kur Sali Berisha mbronte me vendosmëri Enver Hoxhën dhe debati i ashpër me Ramiz Alinë

VIDEO/ Kur Sali Berisha mbronte me vendosmëri Enver Hoxhën dhe debati i ashpër me Ramiz Alinë

Sot e prej kohësh, Sali Berisha na shfaqet si antikomunisti më i egër, por ka qënë një kohë kur Sali Berisha ishte ndër njerëzit më fanatikë në mbrotje të sistemit diktatorial dhe veçanërisht të figurës së diktatorit. TemA sjell një bisedë-debat ndërmjet Ramiz Alisë dhe Sali berishës në fillimet e protestave studentore, kur Berisha distancohet kategorikisht nga qëndrimet kundër diktaturës.

Ramiz Alia: Shiko shoku Sali Berisha, me çfarë kërkesash me çfarë…

Sali Berisha: Ne distancohemi nga këto kërkesa. S’kemi asgjë të përbashkët me to…

Një grua: Shoku Sali… Shoku Sali, tregohu i sinqertë këtu edhe i pastër sepse nuk është ashtu siç e thoni ju. Nuk është ashtu…

Sali Berisha: Kujt i thu ti kshu moj! Me kë flet kshtu! A m’kupton apo jo… Ça kujton ti… Unë kam varre turqish edhe serbësh aty në livadhet e mija dhe nuk e ka lujt kush kurrë, jo më të luaj atë të Enver Hoxhës..a m’kupton apo jo… ça flet ti … ti je… më tregon ti mua sinqeritetin…