HomeSport

VIDEO/ LAÇI dominon por ndalet nga malazezët, arbitri mohon 11 metërsh për kurbinasit

VIDEO/ LAÇI dominon por ndalet nga malazezët, arbitri mohon 11 metërsh për kurbinasit

FT/ (ALB) Laçi 0 – 0 (MNE) Iskra

NDESHJA/ Laçi ka barazuar 0-0 me Iskra (Mali i Zi) për turin e parë të Conference League. Ndeshja e “Elbasan Arena” është dominuar nga kurbinasit, që ishin dukshëm më të avantazhuar në këtë duel.

Pjesa e parë ka treguar superioritet të Laçit, me Guindo dhe Akinyemi që gabuan disa herë. Në të dytën kurbinasit shtuan sulmet, por pa mundur të gjejnë rrjetën.

Në të 66 Laçi pretendoi për 11 metërsh pas rrëzimit të sulmuesit Akinyemi në zonë, me kryesorin që nuk mendoi kështu. Tanimë me rezultatin 0-0, do jetë ndeshja e 14 korrikut në Podgoricë mes këtyre skuadrave që do vendosë edhe skuadrën e kualifikuar për në turin e dytë.

Turi i parë, Conference League – 20:00

Stadiumi: “Elbasan Arena”, Elbasan

Arbitër: Alain Durieux (LUX)

Formacionet zyrtare:

Laçi (4-3-3): Dajsinani, Roganovic, Malota, Velkoski, Ziko, Ujka, Spahiu, Mazrekaj, Zarubica, Akinyemi, Guindo Trajner: Shpëtim Duro

Iskra (4-3-3): Kordic, Saletic, Mitrovic, Kumburovic, Obradovic, Boljevic, Markovic, Popovic, Kajosevic, Pavicevic, Nikac Trajner: Dervis Haxhiosmanovic

Komenti minutë pas minute:

90+4′ Mbyllet 0-0 ndeshja e parë e Conference Leagues mes këtyre skuadrave.

90′ Katër minuta shtesë.

90′ Ujka “predhë” nga 25 metra, grushton Kordic.

86′ Karton i verdhë për Malotën dhe Obradovic, pas një tensioni mes lojtarëve.

79′ Dy zëvendësime të tjera te Laçi, dalin Roganovic dhe Ziko, në lojë Cucin dhe Turkaj.

76′ Duro nxjerr Spahiun dhe fut në lojë Babatunde.

75′ Rrezikon Iskra, goditja nga jashtë zone shkon pranë portës së Dajsinani.

66′ Tërbohen te Laçi, Akinyemi plaset në tokë bredna zonës. Arbitri nuk jep penallti. Stoli i kurbinasve proteston.