HomeSport

VIDEO/ Milan shtyn festën e Napolit, kuqezinjtë të frikshëm ndaj kryesuesve, goleadë në “Stadio Maradona”

VIDEO/ Milan shtyn festën e Napolit, kuqezinjtë të frikshëm ndaj kryesuesve, goleadë në “Stadio Maradona”

Napoli duhet të presë. Milan i ka shkaktuar disfatë të hidhur napoletanve kryesues, teksa kuqezinjtë fituan 0-4 në Stadio Diego Armando Maradona (Naples).

Të besuarit e Piolit shënuan 2 herë në pjesën e parë, me Leao dhe Diaz, duke lëshuar një sinjal të qartë për këtë takim.

Djemtë e Spalletit dukeshin të befasuar nga ajo që po ndodhte, teksa pësojnë edhe 2 gola të tjerë, me Leaon dhe Saelemaekers A.

Asgjë për t’u shqetësuar për Napolin të paktën sa i takon renditjes, vendi i parë në tabelë dhe distancë prej 16 pikësh me ndjekësin. Milan rikthehet te rezultatet pozitive, vendi i 3-të dhe 51 pikë.