HomeSport

VIDEO/ Milot Rashica shënon dy gola për Galatasaray, pastaj gjigandët e Turqisë realizojnë edhe pesë herë të tjera

VIDEO/ Milot Rashica shënon dy gola për Galatasaray, pastaj gjigandët e Turqisë realizojnë edhe pesë herë të tjera

Dita e sotme ishte fantastike për futbollistin shqiptar Milot Rashica, i cili shënoi dopietë në ndeshjen Galatasaray-Kostamonuspor e vlefshme për fazën 1/64 të Kupës së Turqisë. Takimi u mbyll në favor të gjigandit të Stambollit që shkatërroi kundërshtarin me rezultatin 7-0.

Vetëm pas 27 minutave, pas një devijimi të mbrojtësit, Rashica shënoi golin e parë të takimit për Galatasaray-n. Goli i dytë personal i sulmuesit të Kosovës erdhi në minutën e 56-të kur ndeshja ishte 3-0 në favor të Galatasaray-t.

https://twitter.com/grandeteriim1/status/1582801453889880064?