HomeSport

VIDEO/ Miqësorja në terr informativ, kombëtarja shqiptare barazon me Arabinë Saudite! Për kuqezinjtë shënon Balaj, Reja eksperimenton

VIDEO/ Miqësorja në terr informativ, kombëtarja shqiptare barazon me Arabinë Saudite! Për kuqezinjtë shënon Balaj, Reja eksperimenton

Kombëtarja shqiptare barazoi 1-1 me Arabinë Saudite në miqësoren e zhvilluar pasditen e së mërkurës në Abu Dhabi. Për kuqezinjtë e Rejës shënoi Bekim Balaj në minutën e 48 të ndeshjes, tre minuta pas nisjes së pjesës së dytë. Më herët skuadra e Arabisë Saudite shënoi me penallti në minutën e 43 të ndeshjes.

Dueli nuk u transmetua në asnjë televizion, teksa kishte terr informacioni edhe për rezultatin. Në këtë duel trajneri Edy Reja provoi lojtarët e Superligë dhe ata që nuk kanë marrë shumë minuta në grumbulimet e mëparshme.

Formacioni startues:

Shqipëria: Kastrati, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku, Mala, Deliu, Muçolli, Hadroj, Cikalleshi, Xhixha Trajner: Edy Reja
Në fushë pjesën e dytë u aktivizuan këta futbollistë: Roshi, Skuka, Balaj, Mitaj, Rrapaj, Kalaku, Janku