HomeDebat

VIDEO/ Momenti kur Erdogan heq shallin pas batutës së Ramës… Nuk ka ftohtë ky? Jo, është shqiptar si unë!

VIDEO/ Momenti kur Erdogan heq shallin pas batutës së Ramës… Nuk ka ftohtë ky? Jo,  është shqiptar si unë!

Batutat e kryeministrit Edi Rama nuk munguan as gjatë takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Nisur nga temperaturat e ulëta në kryeqytetin turk, Erdogan sapo pa Ramën të dalë nga automjeti ka pyetur këshilltarin e tij shqiptar Sabri Demirin nëse kryeministri kishte ftohtë.

Pasi këshilltëtari, i cili ishte pa pallto njësoj si Rama afrohet, ky i fundit i thotë që edhe Sabriu është shqiptar prandaj nuk ka ftohtë.

Më pas, Erdogan heq shallin e tij dhe bashkë me Ramën vazhdojnë drejt Presidencës.

Erdogan: Sabri, a nuk ka ftohtë ky?

Rama: Sabriu nuk ka pallto, edhe ai është shqiptar si unë.

Erdogan: E çfarë të bëjmë tani?