HomeAktualitet

VIDEO/ Momenti kur Rama ja merr valles me gratë e Fierit: Rrofshin gratë, rrofshit ju, pa ju ne jemi kot!

VIDEO/ Momenti kur Rama ja merr valles me gratë e Fierit: Rrofshin gratë, rrofshit ju, pa ju ne jemi kot!

Kryeministri Edi Rama ka ndezur atmosferën, ndërsa ka zhvilluar një takim me gratë e Fierit.

“Hajde Gaz Paja na vej një këngë.

Të gjitha gratë në skenë për vallëzim.

Ejani tunduni, jo t’më shqyeni mua.

Fotot bëjini duke vallëzuar”, tha Rama në sallën e mbushur me gratë e Fierit.

Pasi bëri selfie me gratë, Rama tha:

“Më shkatërruat fare.

Çuditërisht jam gjallë akoma.

Shumë faleminderit. Rrofshin gratë, rrofshit ju, pa ju ne jemi kot. Gëzuar, gëzuar”.

Në një moment, truporja e tij ka shkuar ta ndihmojë, por Rama me mikrofonin ndezur i është drejtuar:

“Po t’i çfarë do, do me ruash këtu”, dhe i bëri me shenjë të largohej.