HomeAktualitet

VIDEO/ Momenti që nuk do të harrohet: Festa e turpshme e Berishës me tortën gjigande dhe qytetarët me govata, legena e tenxhere për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë

VIDEO/ Momenti që nuk do të harrohet: Festa e turpshme e Berishës me tortën gjigande dhe qytetarët me govata, legena e  tenxhere për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë

Me siguri ju kujtohen momentet e prerjes së tortës gjigande që ishte bërë në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Një nga festimet më të shëmtuara u organizua nga qeveria Berisha me një tortë gjigante, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore.

Më shumë sesa torta, ajo që nuk harrohet lehtë nga mendja e secilit është ‘akti barbar’ që i punuan tortës, ku të rinj e të reja, por dhe gra të moshuara nuk ngurruan që të merrnin sa më shumë nga kjo tortë.

Torta dhe therja e deshëve nga Sali Berisha si kryeministër dhe Lulzim Basha si kryebashkiak, ishin mënyra më e ulët për të çnderuar festën më të rëndësishme kombëtare.