HomeSport

VIDEO/ Napoli e gdhin në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion! Qyteti zbardhet nga fishekzjarret, incidente dhe të plagosur

VIDEO/ Napoli e gdhin në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion! Qyteti zbardhet nga fishekzjarret, incidente dhe të plagosur

Një natë për t’u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt në historinë e Serie A dhe pas fitores 2-0 kundër Cagliarit në “Maradona” festa ishte e papërmbajtëshme dhe legjitime. teksa nuk munguan incidentet.

“Arsenal” i vërtetë fishekzjarresh u lëshuan në qiellin e Napolit, ndërkohë që edhe Vezuvi do i ketë patur “zili” ato ngjyra. Me 50 mijë tifozë në stadium dhe më shumë se 150 mijë të tjerë në sheshet dhe rrugët e Napolit, ultrasit e kanë gdhirë në festë dhe pamjet janë mbresëlënëse.

Nuk munguan incidentet dhe të plagosurit. Raportimet tregojnë 10 grabitje të kryera, 7 sulme të raportuara, 4 makina të braktisura, 3 të plagosur, 2 ndërhyrje për të ndihmuar njerëzit në vështirësi dhe një sekuestrim armësh.

Me autobus të hapur, futbollistët do përshëndesin tifozët të hënën dhe sigurisht që trofeu i kampionit nuk mund të mungojë.