HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ Negociatat: Pas Angela Merkel, Rama takon kryeparlamentarin gjerman

VIDEO/ Negociatat: Pas Angela Merkel, Rama takon kryeparlamentarin gjerman

Në kuadër të takimeve për marrjen e “po” për negociatat, kryeministri Edi Rama është takuar me kryeparlamentarin gjerman, Wolfgang Schauble.

“Në Bundestag, me një tjetër mik të nderuar, kryeparlamentarin Wolfgang Schauble

#Respekt ”- shkruan Rama taksa poston një video gjatë takimit.

Ky takim vjen fill pas takimit që Rama pati me kancelaren gjermane Angela Merkel, për të marrë mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE në muajin tetor.