HomeSport

VIDEO/ Nga një pikë për secilën skuadër, Itali-Gjermani nuk njeh fitues, 2 gola të njëpasnjëshëm vendosin takimin në Bologna

VIDEO/ Nga një pikë për secilën skuadër, Itali-Gjermani nuk njeh fitues, 2 gola të njëpasnjëshëm vendosin takimin në Bologna

Italia dhe Gjermania dhuruan spektakël sot në sfidën e parë të Nations League. Sfida e luajtur në D’All Arra përfundoi 1-1.Në minutën e 15-të, Serge Gnabry bëri një goditje premtuese drejt mesit të portës pas sprintit të tij të mrekullueshëm, por Gianluigi Donnarumma e neutralizoi.Në minutën e 35-të, me aksionet sa në njërin krah sa në tjetrin, Axurrët gjetën shtyllën me Scammaccan.Nis e pjesës së dytë pa sërish Scammaccan protagonist, teksa tashmë gjuajtja me kokë shkoi jashtë.

Ekipi i Mancinit gjeti rrjetën me Pellegrinin në të 70-tën, pas një assisti të mirë nga krahët. Lojtari e pati lojë fëmijësh të dërgonte topin aty ku duhet, pasi porta ishte e boshatisur.

Barazimi do vinte vetëm pas 2 minutash. Do ishte Kimmich që do përfitonte nga një rrëmujë në zonë, me Donnarumman që ishte i dorëzuar dhe nuk mund të bënte asgjë.

Në fund ekipet ndajnë pikët, në një grup ku ndodhet edhe Hungari me Anglinë.