HomeAktualitet

VIDEO nga Samiti i Sllovenisë/ “Edi…”, kryeministri i Luksemburgut lë konferencën për të takuar Ramën, ai i Holandës i “hap rrugën”

VIDEO nga Samiti i Sllovenisë/ “Edi…”, kryeministri i Luksemburgut lë konferencën për të takuar Ramën, ai i Holandës i “hap rrugën”

Momenti i mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në Samitin e Brdos në Slloveni është shoqëruar me batuta dhe çaste pikante.

Sapo Rama arrin tek hyrja e ndërtesës, kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel që po jepte deklaratë për mediat ndërpret prononcimin dhe afrohet pranë kryeministri shqiptar.

Bettel e përshëndet Ramën në mënyrë mjaft miqësore dhe afrohet që ta takojë, ndërsa Rama nis të futet brenda bashkë me homologun e tij holandez, Mark Rutte.

Këtu nis një tjetër moment pikant! Rama i drejton dorën Ruttes që të futet ai i pari, por ky i fundit bën të njëjtën gjë.

“Futu ti i pari”; “Jo, jo”; “Futu ti,”- dëgjohet në sfond.

Si përfundim të dy liderët, si kryeministri shqiptar dhe ai holandez përfundojnë duke ecur mbrapsht jashtë ndërtesës.