HomeBota

Video nga Wuhan/ Mbahen festa masive në pishinë, në vendin e origjinës së koronavirusit

Video nga Wuhan/ Mbahen festa masive në pishinë, në vendin e origjinës së koronavirusit

Pamje shqetësuese kanë ardhur nga vendi i origjinës së koronavirus, në Wuhan në Kinë.

Qindra të rinj shihen teksa festojnë ngjitur me njëri-tjetrin.

Ata shihen pranë njëri-tjetrit në parkun e pishinave në Wuhan dhe nuk duan t’ja dinë për distancim social.

Pamjet janë filmuar në fundjave në kompleksin Wuhan Maya Beach Park dhe sugjerojnë se notarët e kanë harruar tashmë rrezikun e infeksionit.

Të rinjtë shihen që qëndrojnë thuajse faqe më faqe, teksa ndjekin performancat dhe freskohen në nxehtësinë e verës.

Më poshtë pamjet: