HomeAktualitet

VIDEO/ “Një moment i veçantë”! Studentët shpërthejnë në brohoritje dhe ngrenë karriget në ajër: Kryeministri Rama publikon pamjet emocionuese nga vizita në SHBA

VIDEO/ “Një moment i veçantë”! Studentët shpërthejnë në brohoritje dhe ngrenë karriget në ajër: Kryeministri Rama publikon pamjet emocionuese nga vizita në SHBA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e disa pamjeve nga New York-u, në kuadër të vizitës së tij në Akademinë Ushtarake “West Point”.

Në këtë video kryeministri Edi Rama prezantohet para qindra studentësh të akademisë ushtarake.

Pas përshëndetjes së Ramës, studentët e Akademisë Ushtarake kanë shpërthyer në brohoritje ku nuk kanë munguar as ngritjet e karrigeve në ajër në shenjë festimi.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju-Jork për të marrë pjesë në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

“MIRËMËNGJES

dhe me një moment të veçantë të mikpritjes speciale në West Point, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.