HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ “Nuk ka kohë për pushim”! Kryeministri Rama ndan pamjet nga projekti i rëndësishëm

VIDEO/ “Nuk ka kohë për pushim”! Kryeministri Rama ndan pamjet nga projekti i rëndësishëm

Pas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu edhe kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se puna vijon pa u ndalur duke e konsideruar atë si investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend.

“Vijon pa u ndalur puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend. Nuk ka kohë për pushim”, shkruan Rama.