HomeSport

VIDEO/ Nuk ndodhte prej 50 vitesh te Milani, Christian Pulisic shënon direkt nga këndorja! Risjell në kujtesë Luciano Chiarugi

VIDEO/ Nuk ndodhte prej 50 vitesh te Milani, Christian Pulisic shënon direkt nga këndorja! Risjell në kujtesë Luciano Chiarugi

Milani fitoi të martë 3-1 kundër Club Brugge në turin e tretë të Champions League. Ndeshja për Milanin u zhbllokua në minutën e 34 nga Christian Pulisic, me golin që ishte historik.

Sulmuesi Pulisic shënoi direkt nga këndorja. Lojtari i fundit kuqezi që kishte shënuar një gol të tillë për Milanin ishte Luciano Chiarugi, 50 vjet më parë në Milan 2-0 Ascoli më 24 nëntor 1974.