HomeAktualitet

VIDEO/ Nuk përmbahet Gjinushi, kryetari i ri i Akademisë së Shkencave ofendon gazetaren: Ik mjekohu se je e eksituar

VIDEO/ Nuk përmbahet Gjinushi, kryetari i ri i Akademisë së Shkencave ofendon gazetaren: Ik mjekohu se je e eksituar

Kryetari i sapozgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka ofenduar sot rëndë një gazetare që po e pyeste se kur i lindi ambicia për t’u bërë kryetar.

Gjinushi ofendoi gazetaren duke i thënë: “Shko mjekohu se je e eksituar.”, kurse gazetarja ja kthen: “I paedukatë, kujdes me gjuhën.”

Debati midis Gjinushit dhe gazetares:

Gjinushi: Në asnjë vend,

Gazetarja: Kur lindi ambicia juaj për t’u bërë pjesë kryetar, para reformës apo pas reformës.

Gjinushi: Në lindjen tënde.

Gazetarja: Në lindjen time s’ka mundësi, se në lindjen time ke qenë kryetar partie.

Gjinushi: Shumë bukur.

Gazetarja: Kur të lindi? Para reformës, apo gjatë reformës.

Gjinushi: O çupë…mos bëj pyetje të tilla që s’kanë përgjigjie. Kishit pyetje të tjera? Je shumë e eksituar…shko mjekohu.

Gazetarja: Kujdes me gjuhën zotëri… i paedukatë. Shko mjekohu ti se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave.