HomeAktualitetKronike

VIDEO/ Pamje të rënda! Publikohet momenti kur Ajas Sulejmani merr para çiftin dhe foshnjën 3-muajshe te vijat e bardha

VIDEO/ Pamje të rënda! Publikohet momenti kur Ajas Sulejmani merr para çiftin dhe foshnjën 3-muajshe te vijat e bardha

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e diel në Tiranë ku një makinë “Mercedez G-Class” përplasi në rrugën e Kavajës një çift dhe foshnjën e tyre, ndërsa po kalonin në vijat e bardha.

Publikohet momenti kur ka ndodhur aksidenti. Siç shihet edhe nga pamjet, çifti Arjan dhe Vilma Konomi, ndodhen në trotuar në pritje të semaforit, dhe sapo hapet drita jeshile e cila u jep akses kalimtarëve për të kaluar rrugën, burri dhe gruaja bashkë me karrocën e fëmijës nisen të qetë për në anën tjetër të trotuarit, por në mes të rrugës mjeti “Mercedes G-Class” i drejtuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmani i përplas.

Siç shihet edhe në video foshnja shpëton pasi mamaja Vilma Konomi e shtyn me forcë që mos e kapë makina, por nuk kanë të njëjtin fat prindërit.

Janë kalimtarët ata të cilët u japin ndihmën e parë të plagosurve ndërsa njoftojnë dhe ambulancën.

Ndërkohë siç shihet edhe në video drejtuesi i mjetit por dhe pasagjeri janë larguar menjëherë në vendngjarje.

Arratisja e dy personave që kanë qenë brenda mjetit luksoz që shkaktoi aksidentin ka zgjatur vetëm pak orë.

Ka qenë fillimisht pasagjeri ai që ka rënë në pranga dhe më pas drejtuesi i mjetit Ajas Sulejmani.

39-vjeçari Ajas Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim nga drejtësia Britanike, pasi akuzohet për trafik droge. Ndërkohë që më herët u raportua se ai gjatë viteve të fundit punonte në Gjermani.