HomeBota

VIDEO/ Pamje të tmerrshme, talebanët tradhtojnë shpejt premtimet: I lyejnë me zift dhe i torturojnë në publik duke i lidhur pas kamionit! Ekzekutohet gruaja që refuzoi burkën dhe zbarkojnë derë më derë duke i marrë zvarrë

VIDEO/ Pamje të tmerrshme, talebanët tradhtojnë shpejt premtimet:  I lyejnë me zift dhe i torturojnë në publik duke i lidhur pas kamionit! Ekzekutohet gruaja që refuzoi burkën dhe zbarkojnë derë më derë duke i marrë zvarrë

Talebanët duket se i kanë tradhtuar shumë shpejt premtimet e tyre për një qeverisje të re dhe më të moderuar nga ajo e dekadave më parë në Afganistan.

Video të tmerrshme kanë dalë sot nga Kabuli, ku hajdutë të dyshuar u torturuan në mes të qytetit. Në video shfaqen persona të dyshuar për grabitje që janë mbuluar me zift, dhe janë lidhur në kamionë duke u torturuar publikisht.

Po ashtu xhihadistët dyshohet se kanë qëlluar për vdekje një grua në një provincë rurale pasi ajo refuzonte veshjen e burkës. Më herët talebanët deklaruan se i detyrueshëm do të ishte vetëm hixhabi dhe jo burka. Të ashtuquajturit “Engjëjt e Shpëtimit” po shkojnë derë më derë dhe po marrin zvarrë dhe nën kërcënimin e armëve kundërshtarët politikë.

Të tjera pamje tregojnë luftëtarë talebanë në Aeroportin e Kabulit teksa mbajnë në duar kallashnikov dhe lëshues raketash, teksa qëllojnë në ajër pranë turmave të tmerruara. Ndërsa një ish-mësuese 21-vjeçare thotë se është “e burgosur në shtëpinë e saj” ndërsa luftëtarët talebanë kanë nisur bastisjet.