HomeSportDiaspora

VIDEO/ Pamje të turpshme në futbollin kosovarë, futbollisti sulmon arbitrin e ndeshjes,arrestohet brënda në fushë

VIDEO/ Pamje të turpshme në futbollin kosovarë, futbollisti sulmon arbitrin e ndeshjes,arrestohet brënda në fushë

Pamje të turpshme vijnë nga futbolli shqiptar teksa në Kosovë, një futbollist ka sulmuar fizikisht arbitrin e ndeshjes. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në një ndeshje të Ligës së Tretë të Kosovës ku një lojtar i klubit të Arbanës vrapoi pas gjyqtarit të sfidës duke e goditur me grusht nga pas e duke e ofenduar.

Forcat e policisë ndërhynë menjëherë duke neutralizuar agresorin të cilin e shtrinë përtokë e më pas e prangosën.

Nuk dihen ende shkaqet pse futbollisti veproi kështu, por një ngjarje e tillë kurrësesi nuk ka arsyetim dhe nuk ka vend aspak në sportin më të bukur në botë, futbollin.

https://twitter.com/i/status/1708522058362057020