HomeSport

VIDEO/ Partizani i artë në Gjeorgji, Tedi CARA sjell me fitore të kuqtë në Shqipëri

VIDEO/ Partizani i artë në Gjeorgji, Tedi CARA sjell me fitore të kuqtë në Shqipëri

Turi I, Conference League SABURTALO – PARTIZANI 0-1

Formacionet zyrtare:

Saburtalo (3-4-3): Megralishvili, Chaduneli, Kakubava, Jgerenaia, Gocholeishvili, Mioc, Kardava, Tabotodze, Guliashvili, Nanikashvili, Sikarulidze Trajner: Lasha Nazadze

Partizani (4-3-3): Teqja, Hadroj, Bitri, Belica, Atanaskoski, Rrapaj, Massanga, Murataj, Hoti, Cara, Skuka Trajner: Dritan Mehmeti

Ndeshja: Partizani ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League, kundër Saburtalos. Ka mjaftuar goli i shënuar nga Tedi Cara që të kuqtë të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt turit të dytë të këtij kompeticioni.

Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti ka bërë paraqitje pozitive duke treguar se do të jenë rivalizues në edicionin e ri futbollistik. Në 14 korrik do te zhvillohet ndeshja e kthimit në “Air Albania”.