HomeSport

VIDEO/ Pavard debuton me gol te Marseille, feston me ‘shqiponjë’ për të përshëndetur gruan shqiptare

VIDEO/ Pavard debuton me gol te Marseille, feston me ‘shqiponjë’ për të përshëndetur gruan shqiptare

Benjamin Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 20-të, për të dyfishuar shifrat ndaj Lorient.

Çfarë ra në sy ishte festa me shqiponjën e mbrojtësit. Pavard vendosi kështu për shkak të lidhjes me partneren shqiptare, Kleofina Pnishi.

Francezi është i huazuar te Marseja, pasi kartonin e tij e zotëron Interi. Në fund të sezonit klubi francez gëzon të drejtën për të blerë kartonin.

(GOLI I SHENUAR – VIDEO)