HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Për çfarë festojnë PD -ja e Elbasanit apo kanë “vaki”… percjellin kryehumbësin Berisha?!

VIDEO/ Për çfarë festojnë PD -ja e Elbasanit apo kanë “vaki”… percjellin kryehumbësin Berisha?!

Sali Berisha ka festuar mbrëmjen e fundvitit në Elbasan, në shoqërinë e militantëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike.

Në pamjet e videos, Berisha shfaqet mes mbështetësve të tij në një atmosferë festive, me muzikë, përshëndetje dhe mesazhe drejtuar bazës demokrate.

Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur kreu i PD-së ka thirrur protesta kundër qeverisë, duke kërkuar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa në publik Berisha apelon për mobilizim dhe përshkallëzim të aksionit opozitar, pamjet nga Elbasani tregojnë një festë fundviti me tone celebrimi.