HomeSport

VIDEO/ Përmbysje e “çmendur” në sekondat e fundit, sportisti rus realizon lëvizjen e pamundur që quhet “Flying Squirrel”

VIDEO/ Përmbysje e “çmendur” në sekondat e fundit, sportisti rus realizon lëvizjen e pamundur që quhet “Flying Squirrel”

Sporti i mundjes ka shënuar së fundmi një nga momentet më fantastike të kohëve të fundit, në Kampionatin U-23 që po zhvillohet në Serbi.

Protagonist i këtij momenti ishte mundësi rus Bozigit Islamgereev, i cili realizoi një nga manovrat më të rralla dhe më të guximshme në këtë sport, të njohur si ‘Flying Squirrel’ (Ketrat Fluturues).

Në momentin kur ishte në disavantazh me tre pikë ndaj francezit Rakhim Magamadov dhe ndeshja dukej drejt humbjes në sekondat e fundit, Islamgereev vendosi të rrezikonte gjithçka. Ai ekzekutoi lëvizjen spektakolare duke u hedhur mbi shpinën e kundërshtarit duke e kapur në ajër dhe duke siguruar rrëzimin vendimtar.

Falë kësaj manovre të jashtëzakonshme, ai arriti të siguronte pikët e nevojshme për të përmbysur rezultatin dhe për ta mbyllur ndeshjen me fitoren 9 – 8, duke mahnitur publikun dhe tifozët e pranishëm.

Teknika ‘Flying Squirrel’ u bë e famshme në botën e mundjes pasi u përdor nga mundësi amerikan Zack Coleman gjatë Kampionati Botëror për të Rinj në Mundje 2011, moment që u bë viral dhe e ktheu atë në një figurë shumë të njohur mes tifozëve të këtij sporti.

Vetë Coleman kishte treguar në një intervistë se këtë lëvizje e përdorte zakonisht vetëm kur ishte në disavantazh, pasi kërkon shumë guxim dhe mbart gjithmonë një rrezik të madh.

Më shumë se një dekadë më vonë, kjo teknikë vazhdon të prodhojë momente spektakolare në sport, ashtu siç e tregoi edhe Islamgereev në Serbi, duke dhuruar një nga përmbysjet më dramatike të këtij kampionati.