HomeSport

VIDEO/ Përsëritet tmerri i Eriksen, lojtarit i bie infarkt në fushë dhe e shpëtojnë me masazh kardiak

VIDEO/ Përsëritet tmerri i Eriksen, lojtarit i bie infarkt në fushë dhe e shpëtojnë me masazh kardiak

Kampionati i futbollit në Katar ka kthyer sot në mendje edhe një herë skenat dramatike kur Kristian Eriksen pësoi infarkt në fushën e lojës gjatë Euro 2020.

Në ndeshjen mes Al-Rajan dhe Al-Uakrah, futbollisti i kombëtares së Mali, Ousman Kulibali, i cili luan për Al-Uakrah, u rrëzua në mënyrë të papritur në vijën e portës.

Ai u përfshi nga konvulsionet dhe shokët e skuadrës dhe kundërshtarët me shpejtësi kërkuan ndërhyrjen e mjekëve. Këta të fundit, u detyruan që t’i bënin atij masazh kardiak për ta kthyer në jetë pasi nuk kishte puls pas atyre momenteve, ndërsa lojtarët e tjerë përfunduan të dëshpëruar e të përlotur në gjunjë.

Për fat të mirë, zemra e Kulibali rifilloi të punonte dhe ai u transportua në spital, ndërsa të dy skuadrat vendosën që të mos vazhdonin më ndeshjen.