HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Plas sherri tek Komisioni i Medias, e quajti legen, Fidel Ylli i përvishet Luçiano Boçit: Rrugaç ordiner, halabak…!

VIDEO/ Plas sherri tek Komisioni i Medias, e quajti legen, Fidel Ylli i përvishet Luçiano Boçit: Rrugaç ordiner, halabak…!

“Legen, rrugaç ordiner, halakak…”, kanë qenë këto disa nga fjalët fyese që u përdorën nga deputeti i PS, Fidel Ylli drejtuar kolegut të tij demokrat, Luçiano Boçi në Komisionin e Medias.

Shkak për tensionimin e mbledhjes janë bërë debatet pas dëshmisë së gazetarit Bledi Kasmi, lidhur plagosjen e tij në ditën e protestës së opozitës më 26 maj.

Sipas Yllit, deputeti i PD i ka ndërprerë fjalën, ndaj ka shpërthyer me fjalë fyese ndaj tij. Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi i ka kërkuar deputetit të PS të mos fyejë deputetët, por të flasë me argumente.