HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ Po raportonte “Live”, shoferja prish lidhjen e gazetares së “Top Channel” dhe tenton t’i parkoj tek këmbët

VIDEO/ Po raportonte “Live”, shoferja prish lidhjen e gazetares së “Top Channel” dhe tenton t’i parkoj tek këmbët

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive.

Ka njerëz që u shmangen kamerave, apo që para objektivit mundohen të sillen mirë sa për sy e faqe, por ky nuk ishte rasti sot me një zonjë në Tiranë.

Siç shihet në këto pamje gjatë një lidhjeje “live” në edicionin e lajmeve të mesditës në Top Channel, gazetarja Kristi Gongo vihet në rrezik duke raportuar para gjimnazit Ismail Qemali, nga një drejtuese mjeti e cila këmbëngulte të parkonte pranë reporteres, e cila për shkak të detyrës nuk mund të lëvizte në ato çaste.

Manovra që kërkon të kryejë zonja duket se ishte e vështirë.

Ishte ndërhyrja e kameramanit që shihte ngjarjen teksa filmonte e cila i dha fund kësaj ngjarjeje pa incidente.