HomeAktualitet

VIDEO/ Policët bashkiakë i marrin kovat me mana tregtarit dhe i vendosin gjobë, ai i ndjek nga pas e rënkon me ngashërim

VIDEO/ Policët bashkiakë i marrin kovat me mana tregtarit dhe i vendosin gjobë, ai i ndjek nga pas e rënkon me ngashërim

Episode të tilla barbare shohim çdo ditë në cepat e kryeqytetit apo të pasqyruara e të denoncuara nga qytetarët në redaksinë tonë.

Sërish ditën e sotme langonjtë e bashkisë kanë sekuestruar disa kova mana e spinaq nga tregtarët e gjorë që përpiqen të shesin për të mbajtur familjen me bukë.

Operacioni “spinaqi” u krye me sukses ditën e sotme nga ushtarët e Sokol Kapllanit dhe Erion Veliajt.

Qytetari që ka filmuar videon dëgjohet të thotë në video:

“Po lërja o shefi se gjynah të hajë një çapë bukë”, teksa ata shohin kamerën dhe i fusin kovat në bagazhin e makinës së bashkisë.

Tregtari i gjorë i ndjek nga pas për të marrë kovat, teksa dëgjohen ngashërimet e tij të trishta që të thyejnë zemrën…