HomeBota

VIDEO/ Presidenti amerikan Biden bën “gafën e madhe” në konferencën e mbajtur për luftën në Ukrainë: Shtanget Kamala Harris dhe ndërhyn menjëherë! Ndizet rrjeti

VIDEO/ Presidenti amerikan Biden bën “gafën e madhe” në konferencën e mbajtur për luftën në Ukrainë: Shtanget Kamala Harris dhe ndërhyn menjëherë! Ndizet rrjeti

Gjatë konferencës së mbajtur nga Presidenti Joe Biden për luftën në Ukrainë ka bërë një gafë gjatë fjalimit. Biden po fliste për Gjendjen e Bashkimit mes krizës në Ukrainë, duke ngatërruar kombin që po përballet me pushtimin me Iranin.

Biden, 79 vjeç, njeriu më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në presidencën e Shteteve të Bashkuara, po fliste për pushtimin e vazhdueshëm rus kur gaboi.

“Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe shpirtrat e popullit iranian”, tha Biden.

Vetëm pasi mbaron së thëni ‘iranian’, nënpresidentja Kamala Harris mund të shihet pas Biden duke thënë fjalën e duhur, ‘ukrainas’.

Rrjetet sociale u ndezën nga reagimet për gabimin, me ‘iranianët’ në trend pas fjalimit.