HomeSport

VIDEO/ Protagonist absolut në përmbysje! Armando Broja dhe Chelsea ‘fluturojnë’ në finalen e Carabao Cup

VIDEO/ Protagonist absolut në përmbysje! Armando Broja dhe Chelsea ‘fluturojnë’ në finalen e Carabao Cup

Chelsea 6-1 Middlesbrough (Howson 15’ag, Enzo 29′, Disasi 36′, Palmer 42′, 77′, Madueke 81′ / Rogers 88′)

Chelsea e ktheu në tenis ndeshjen përballë Middlesbrough në shtëpi, e vlefshme për sfidën e kthimit në gjysmëfinalen e Carabao Cup. Londinezët fituan me rezultatin e thellë 6-1 dhe nismëtari i goleadës ishte Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar e nisi titullar ndeshjen dhe pati ndikim absolut në 2 golat e parë. Fati nuk ishte me të për të qenë autori i dopietës, por shkaktoi një autogol te i pari, ndërsa tek i dyti dha një ‘asist’ pasi tentoi goditjen drejt portës.

Në finalen e madhe Chelsea do të presë Liverpoolin.

Formacionet zyrtare:

Chelsea (4-2-3-1): Petrovic; Disasi, Silva, Colwill, Chilwell; Caicedo, Enzo; Palmer, Mudryk, Sterling; Broja. Trajner: M. Pochettino

Middlesbrough (4-4-2): Glover; Clarke, Fry, Van den Berg, Engel; Crooks, Barlaser, Howson, Hacnkey; Forss, Rogers. Trajner: M. Carrick

15′ Armando Broja sjell festë në ‘Stamford Bridge’, Chelsea gjen golin e parë. (VIDEO)

29′ E gjuan për gol i del asist, Armando Broja protagonist absolut në përmbysjen e Chelsea (VIDEO)