HomeBota

Video që po bën xhiron e rrjetit! Ndodh e papritura në studion e televizionit të madh: Racionimi i energjisë filloi!

Video që po bën xhiron e rrjetit! Ndodh e papritura në studion e televizionit të madh: Racionimi i energjisë filloi!

Një pjesë e studios së televizionit italian “La7” u zhyt në terr pasi energjia elektrike u ndërpre. Këtë moment të sikletshëm të ndikuar nga kriza e energjisë moderatori e ka kaluar situatën me batutë.

“Mesa duket racionimi i energjisë nisi nga studio tonë”, tha ai, ndërsa kamera tregon dy të ftuarit që qëndrojnë në errësirë.

Italia, si shumë shumë shtete te tjera është duke u përballur me rritjen e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike.

Çmimi i energjisë elektrike shënoi sërish rritje këtë javë, duke shkuar në 718 euro për megavat orë. Ndërsa çmimi i gazit u rrit në 321 euro për megavat orë.

https://twitter.com/i/status/1564324346084179969