HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ Qytetari pyet gazetarin: Si ndiheni ju që thatë se autorët e v.rasjes së studentes ishin shqiptarë?

VIDEO/ Qytetari pyet gazetarin: Si ndiheni ju që thatë se autorët e v.rasjes së studentes ishin shqiptarë?

Greqia është e shokuar nga zbulimi se vrasësi i studentes 20-vjeçare ishte bashkëshorti i saj. Ngjarja po komentohet në çdo studio televizive.

Gjatë një programi në televizionin Ant1, gazetarit i mbërrin një pyetje në rrjetet sociale.

“Si ndiheni dhe ju gazetarët që deklaronit se ata që hynë në shtëpinë e çiftit ishin shqiptarë?”

Drejtuesi i programit ndërkohë ka kthyer këtë përgjigje:

“Nuk e thamë ne këtë gjë. Kjo ishte dëshmia e pilotit në polici, që kishte thënë se tre personat që i hynë në shtëpi flisnin shqip.

Këto nuk i nxorrëm ne nga barku jonë, por i ka thënë bashkëshorti i 20-vjeçares”.

Disa ditë pas ngjarjes mediat greke nisën të raportonin se të dyshuarit për vrasjen mund të ishin shqiptarë e më pas gjeorgjianë.

Pikënisja e këtyre raportimeve bazohej në deklarimet e pilotit që po mundohej të ndërtonte alibinë se krimin e rëndë e kishin kryer persona nga jashtë dhe jo ai vetë sikundër u provua më vonë.