HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ Qytetarja shpërthen në lot teksa i sheh në protestë, studentët e përqafojnë

VIDEO/ Qytetarja shpërthen në lot teksa i sheh në protestë, studentët e përqafojnë

Prej 8 ditësh studentët po protestojnë përpara ambjenteve të Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Jo vetëm nga Tirana, por studentë e gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria i janë bashkangjitur protestës madhështore.

Ata i kanë vendosur ultimatum qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre deri sot në orën 16:00, por deri më tani ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Ministrisë së Arsimit, kur kanë mbetur vetëm 60 minuta nga afati.

Një moment emocionues ka ndodhur gjatë protestës, kur një grua, e cila po ecte me biçikletë ka shpërthyer në lot teksa ka parë të rinjtë duke prostestuar.

Pas kësaj, studentët i janë afruar duke e përqafuar.