HomeMetro

VIDEO: Refuzoi të kërcente se ishte shtatzënë, burri qëllon për vdekje këngëtaren

VIDEO: Refuzoi të kërcente se ishte shtatzënë, burri qëllon për vdekje këngëtaren

Ky është momenti tronditës kur një këngëtare është qëlluar për vdekje gjatë një ceremonie festive në Pakistan, dhe e gjithë kjo ka ndodhur vetëm pse refuzoi të kërcente gjatë kohës që këndonte.

Pas lutjeve të shumta, 24-vjeçarja Samina Samooon çohet më pas në këmbë për të kërcyer por në këtë moment qëllohet për vdekje nga Tarique Ahmed Jatoi, që sipas policisë ishte i dehur në momentin që kreu krimin.

Në pamjet amatore të publikuara në internet këngëtarja shihet duke kënduar në skenë gjatë një ceremonie, por më pas shfaqet e shtrirë në tokë pa shenje jete.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një fshat të quajtur Kanga, afër Larkanas në provincën Sindh.

Samina u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetin Chandka, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Samina kishte refuzuar të vallëzojë pasi ishte shtatzënë, por refuzimi i saj kishte nervozuar tej mase tashmë të akuzuarin për vrasje”, ka deklaruar bashkëshorti i këngëtares së ndjerë Ashiq Ali. (TemA)