HomeAktualitetDiaspora

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në qendër të Beogradit

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në qendër të Beogradit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së premtes në qendër të Beogradit, pranë zyrave të Radio Televizionit të Serbisë.

Mediat raportojnë se si pasojë e këtij shpërthimi humbi jetën një person, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Paraprakisht raportohet se disa punonjës do të rregullonin një defekt në sistemin e ajrimit në zyrat e RTS dhe në momentin e ngjarjes do të transportonin bombolat e oksigjenit.

Këto të fundit, mund të kenë sjellë edhe shpërthimin. Nga shpërthimi, disa ndërtesa në zonë dhe disa makina pësuan dëme të mëdha.