HomeAktualitet

VIDEO-SKANDAL/ “Bravo, mbyte nënën, mbyte…”, policia i sekuestron mallin dhe dhunon të moshuarën në mes të rrugës

VIDEO-SKANDAL/ “Bravo, mbyte nënën, mbyte…”, policia i sekuestron mallin dhe dhunon të moshuarën në mes të rrugës

Vazhdon përndjekja e Policisë Bashkiake ndaj tregtarëve ambulantë. Siç shihet dhe në këtë video të publikuar nga ‘Faktor.al’ policët bashkiakë i konfiskojnë mallin një të moshuare.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e Tiranës, ndërsa e moshuara proteston duke u ‘konfrontuar’ edhe fizikisht, por rezistenca nuk i bën punë pasi policët e urdhëruar nga Bashkia Tiranë i marrin mallin.

Nga ana tjetër qytetari që filmon me ironi u thotë “Bravo policia, mbyte nënën, shtyje, shtyje”. Kjo nuk është hera e parë që policia vepron në këtë mënyrë me tregtarët ambulantë në rrugët e Tiranës ku Policia Bashkiake u merr mallin me dhunë, këtyre qytetarëve.