HomeAktualitetKronike

VIDEO Skandali/ Në pritje të burgosjes, Salianji “shëtit” me “Range Rover” përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës

VIDEO Skandali/ Në pritje të burgosjes, Salianji “shëtit” me “Range Rover” përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Vetëm pak minuta pas dënimit me 1 vit burg në Apel për kallëzim të rremë, Ervin Salianji ka parakaluar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Kamera ka fiksuar momentin kur deputeti demokrat kalon me automjetin e tij tip “Range Rover” para godinës që ndodhet në rrugën “Sami Frashëri”.

Në vijim pritet që policia të ekzekutojë një urdhër-arresti për Salianjin, sapo të njihet me vendimin e Apelit.

Deputeti në komunikatën për mediat pasi mësoi vendimin nuk e përjashtoi vetëdorëzimin në polici, teksa shtoi se do të jetë i gatshëm për ta kryer dënimin me burg dhe nga qelia do të bëjë edhe betejën politike për zgjedhjet e vitit 2025.