HomeAktualitet

Video/ Skema e re e TVSH-së, drejtoresha nxjerr blof Mimën: Ja pse konsumatori nuk do të paguajë më shtrenjt mallrat

Video/ Skema e re e TVSH-së, drejtoresha nxjerr blof Mimën: Ja pse konsumatori nuk do të paguajë më shtrenjt mallrat

Drejtoresha e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa ka shpjeguar me detaje atë që është kthyer në një debat politik në vend,  deklarimin e TVSH-së nga bizneset e mesme dhe të vogla.

Pipa u shpreh se kjo skemë është formalizim dhe se nuk goditet biznesi i vogël. Biznesi i vogël duhet të marrë faturat tatimore sepse s’ka patur interes pasi nuk e zbriste TVSH-në, sot i duhet ta formalizoje që të zbresë TVSH-në. Kjo TVSH, nuk rëndon në kostot e biznesit. Kjo ka qenë kosto që i shtohej vlerës së mallit, sot nuk do të jetë më.

E pyetur nga gazetari mbi arsyetimin e demokratit Mima i cili thoshte mbrëmë  në “Opinion” se kjo skemë do të rrisë çmimet për qytetarët, Pipa ka sqaruar duke nxjerrë blof përfaqësuesin e Bashës se kjo nuk është e vertete sepse sot, nje mall kushton njelloj per konsumatorin  si kur e blejme ne nje market me TVSH, si ne nje dyqan pa TVSH.

Ajo tha se konsumatori nuk do paguajë më shumë sepse TVSH-në  në blerje tregtari i vogël nuk e zbriste, dhe e kishte kosto. Tani nuk do të jetë më kosto,  por TVSH. Ajo tha se të njëjtin mall sot kur e blejmë me TVSH, ka të njëjtn cmim edhe kur e marrim pa TVSH./lexo.al