HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Studentët ekselentë duan të dialogojnë me Ramën, por ata nuk na përfaqësojnë ne

VIDEO/ Studentët ekselentë duan të dialogojnë me Ramën, por ata nuk na përfaqësojnë ne

Grupi i studentëve që aktualisht kanë bllokuar rrugën te kryqëzimi i Zogut të Zi kanë bërë deklaratë se:

“I kërkojmë ndjesë popullit të Tiranës për trafikun por të na kuptojnë. Duam të dëgjohemi.

Të gjithë studentet çdokush me kontributin e tij në rrjete sociale. Ne u mblodhëm nga zemrat dhe nuk do lejojmë askënd që të hiqet si përfaqësuesi jonë.

Askush mos dalë në televizione të flasë. Janë studentët e dhjetave që duan të dialogojnë me Edi Ramën por ata nuk na përfaqësojnë ne”, shprehen ata.