HomeSport

VIDEO/ Sulmuesit të Kombëtares i mjaftojnë 20 minuta në Turqi: Arbnor Muja debuton me gol

VIDEO/  Sulmuesit të Kombëtares i mjaftojnë 20 minuta në Turqi: Arbnor Muja debuton me gol

Arbnor Muja ka gjetur golin me Samsunspor, pikërisht në ndeshjen debutuese. Sulmuesi i kombëtares shënoi golin e dytë, që i dha fitoren 2 me 0 Samsunspor përballë Antalyaspor.

Goli erdhi në minutën e 91’, duke çuar peshë publikun vendas. Dhe pse u aktivizua vetëm në minutën e 70’, sulmuesi shqiptar tregoi vlerat e tij brenda 20 minutave.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Samsunspor ia doli të mposhtë Antalyaspor që renditet në vendin e 7. Me këto 3 pikë, klubi i ri i Mujës pozicionohet i 13-ti duke iu larguar zonës së ftohtë.

Goli i shënuar nga Arbnor Muja: (VIDEO)