HomeAktualitet

VIDEO/ Tallen me çupëlinat e PS! Shikon “bubuzhelin” e foltores Dorjan Teliti që “mahnit” me servilizmin e tij poshtë Ballkonit!

VIDEO/ Tallen me çupëlinat e PS! Shikon “bubuzhelin” e foltores Dorjan Teliti  që “mahnit” me servilizmin e tij poshtë Ballkonit!

Ka pasur një diskutim këto ditë lidhur me disa vajza dhe djem të rinj, të cilët kanë shprehur vlerësimim maksimal ndaj Edi Ramës, duke i tejkaluar vlerësimet normale dhe duke kaluar edhe në hiperbolizma të panevojshme.

Por, nëse të rinjtë janë të papërvojë dhe nuk e kuptojnë se çfarë ndodh në katet e larta të politikës, kjo video e Dorjan Telitit të PD, që shfaq servilizmin e tij ekstrem dhe të pakuptimtë ndaj Berishës, i tejkalon të gjitha limitet.

Nëse Rama është kryeministër aktual dhe për të paktën edhe për 4 vitet e ardhshme, ky servilizëm ndaj një të pandehuri që s’ka për t’u bërë kurrë kryeministër, është i pakuptimtë dhe i çuar dëm.

Të mendosh që Teliti është edhe ekspert ekonomie dhe mund t’i kursente këto sjellje prej servili në këtë moshë.