HomeSport

VIDEO/ Tani është i vetmi në historinë e Granadës! Myrto Uzuni thyen rekordin me dy gola ndaj kryesuesve të Rejsing Santander

VIDEO/ Tani është i vetmi në historinë e Granadës! Myrto Uzuni thyen rekordin me dy gola ndaj kryesuesve të Rejsing Santander

Myrto Uzuni ka shënuar sërish për Granadën në Spanjë. Një gol historik nga sulmuesi i Kombëtares, që vjen kundër kryesuesve të Rejsing Santander për rezultatin 2 me 0.

Me rrjetën e gjetur në minutën e 53-të, Uzuni tashmë është golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës. 29-vjeçari theu rekordin e El-Arabit, që qëndronte me 44 gola të shënuar.

Uzuni ka arritur të tundë rrjetën 45 herë në 103 ndeshje duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.

Uzuni nuk u ndal vetëm me golin e parë. Në minutën e 76-të, pas sprintit 50 metra, sulmuesi shënoi dhe golin e dytë. I papërmbajtshëm lojtari i Kombëtares shqiptare, që përballë ka Maget. Ky i fundit, ish-mesfushor i Partizanit, u aktivizua në minutën e 30-të si zëvendësues.

Goli i Myrto Uzunit: (VIDEO)

Goli i dytë i Uzunit: (VIDEO)