HomeBota

Video të frikshme! Përshkallëzohet situata në ditën e 7-të të luftës: Parashutistët rusë sulmojnë Kharkiv, rritet frikshëm numri i viktimave dhe të plagosurve

Video të frikshme! Përshkallëzohet situata në ditën e 7-të të luftës: Parashutistët rusë sulmojnë Kharkiv, rritet frikshëm numri i viktimave dhe të plagosurve

Lufta në Ukrainë ka hyrë këtë të mërkurë në ditën e 7- të. Ndërkohë ushtria e Ukrainës thotë se parashutistët rusë kanë zbarkuar në qytetin e dytë më të madh të këtij shteti, Kharkiv.

Një sulm raketor rus rreth orës 8:10 të mëngjesit të sotëm ka goditur një ndërtesë policie dhe një universitet në Kharkiv.

Shërbimi Shtetëror për Emergjencat ngarkoi një seri fotosh që tregonin zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit duke luftuar me zjarrin që shpërtheu nga maja e një ndërtese të madhe.