HomeAktualitetKronike

VIDEO/Tension e përplasje në protestë, 20 të shoqëruar nga Policia

VIDEO/Tension e përplasje në protestë, 20 të shoqëruar nga Policia

Vetëm pak minuta pasi opozita mbylli protestën e saj të 9-të njëherësh të tretën kombëtare, policia nis shoqërimet.

“BalkanWeb”raporton se policia ka shoqëruar 20 protestues.

Kujtojmë që gjatë protestës policia ka bërë disa herë thirrje që protestuesit e maskuar të vetëpërmbaheshin e të ndalnin aktet e dhunës, por kjo nuk ka mjaftuar.

Gjatë protestës te Parlamenti ata i vunë zjarrin e dhe një makine të parkuar, si dhe thyen xhamat e një biznesi aty pranë.