HomeBota

VIDEO/ Tmerr në Rusi, avioni i ekipit pjesëmarrës në botëror merr flakë në ajër

VIDEO/ Tmerr në Rusi, avioni i ekipit pjesëmarrës në botëror merr flakë në ajër

Nuk kanë fund ndodhitë që vijnë nga Rusia. Ky botëror na ka dhuruar emocione të forta, gola spektakolarë, por dhe momente dramatike. I radhës nuk lidhet me golat e shënuar në minutat e fundit, siç ishte rasti i Harry Kane, por me një moment vërtetë dramatik.

Skuadra e Arabisë Saudite ka përjetuar një tmerr të vërtetë, pasi avioni që po udhëtonin mori flakë. Më saktë, një nga krahët e  avionit. Motori i avionit, në fakt, ka pasur një defekt gjatë udhëtimit.

Për fat të mirë, Arabia mbërriti në destinacion pa asnjë problem. Federata njoftoi se udhëtimi u mbyll me siguri të plotë dhe futbollistët nisën postimet për të qetësuar familjarët e tyre. Për fat, gjithçka mbaroi me aq!