HomeSport

VIDEO/ Tre gola në tre ndeshje për Mirlind Dakun, sulmuesi shqiptar i jep barazimin skuadrës

VIDEO/ Tre gola në tre ndeshje për Mirlind Dakun, sulmuesi shqiptar i jep barazimin skuadrës

Mirlind Daku e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot golin e tij të tretë në po aq ndeshje të zhvilluara në kampionat. Lojtari 26-vjeçar i dha barazimin Rubin Kazanit përballë Rostovit.

Vendasit shënuan të parët me anë të Glebovit në minutën e 14 të takimit, por Rubini barazoi në minutën e 60. Ekipi rus fitoi të drejtën e një penalltie, të cilën e shndërroi në gol Mirlind Daku.

Sulmuesi shqiptar është lojtari më në formë i Kombëtares deri në këto momente.

https://twitter.com/i/status/1821989954358022482