HomeKronikeBota

VIDEO/ Treni përplaset me zjarrfikësen në SHBA, 15 të lënduar

VIDEO/ Treni përplaset me zjarrfikësen në SHBA, 15 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Florida ku një tren është përplasur me një zjarrfikëse dhe për pasojë 15 persona janë plagosur, përfshirë tre zjarrfikës dhe 12 pasagjerë të trenit.

Tre zjarrfikësit u transportuan në një spital lokal, ku ata janë në gjendje të qëndrueshme.

Përveç zjarrfikësve, 12 pasagjerë të trenit u dërguan gjithashtu në spital me lëndime të lehta, me ndihmën e shërbimit të zjarrfikësve të Palm Beach County.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur të hetojnë nëse trau ka funksionuar në momentin kur zjarrfikësja ka kaluar mbi shina.

https://twitter.com/i/status/1873169846613012782