Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje një nga momentet më emocionale të natës së ndërrimit të viteve. Bëhet fjalë për çastin kur këngëtari legjendar Ibrahim Tatlıses nuk i mban dot lotët sapo sheh në skenë ish-të dashurën e tij, balerinën e famshme Asena, pas plot 25 vitesh ndarje dhe distancë totale.
Momenti ndodhi gjatë puntatës speciale të Vitit të Ri të emisionit “İbo Show”, ku Asena u shfaq papritur në studio, duke surprizuar jo vetëm publikun, por edhe vetë Tatlısesin. Ajo performoi kërcimin e saj të famshëm oriental, një rikthim simbolik në vitet e arta të spektaklit.
Sapo e pa, “Perandori i muzikës turke” u përlot, duke shpërthyer në lot dhe duke prekur zemrat e miliona shikuesve. Pamjet tregojnë qartë emocionin e fortë të artistit, i cili për disa çaste nuk arrin të flasë.
Ky takim i papritur u konsiderua nga fansat si një nga skenat më prekëse televizive të viteve të fundit, veçanërisht duke pasur parasysh ndarjen e tyre të bujshme dhe konfliktet e ashpra në fillim të viteve 2000.

